Site icon PrishtinaPress

Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE

Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE

Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

350 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa 188 kundër.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.

“Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.

Exit mobile version