Site icon PrishtinaPress

Bulliqi thotë se në sytë e tyre largimi i Kica-Xhelilit cilësohet si “tradhëti”

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në syrin e tyre, pra të Lëvizjes Vetëvendosje, largimi i deputetes Doarsa Kica-Xhelili mund të cilësohet edhe si “tradhëti”.

Madje ai mendon se largimi i saj nuk do të jetë rasti i fundit.

Por thotë se është mirë të përmbyllet mandati i deputetit në partinë përmes të cilës e ka fituar mandatin.

“Besoj që s’ka me qenë edhe e fundit. Por do të ishte mirë që me mujt me pas mundësi me prit që qat vullnet qytetar që e merr prej një subjekti politk, me e përmbyll si proces…por jo me shku vullnetin qytetar të një subjekti politik me bart te subjekti tjetër politik, sepse pak a shumë në syrin tonë paraqitet si tradhëti”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Largimi i Doarsa Kica-Xhelilit nga Lista Guxo ka ngjallur reagime të shumta.

Nuk dihet e ardhmja e saj politike, por është raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë destinacioni i ardhshëm i deputetes. /Prishtinapress/

Exit mobile version