-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi shpreh ngushëllime për vdekjen e komandant Mulliqit: U kthye nga mërgimi për t’iu bashkuar UÇK-së

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të komandantit të njësisë speciale në Zonën Operative të Llapit, Fadil Mulliqi.

Bulliqi ka thënë se Mulliqi u kthye nga mërgimi për t’iu bashkuar UÇK-së, e për të vazhduar çlirimin e Kosovës.

“Nga pas lufta ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të shoqatave të dala nga lufta, së fundmi barte pozitën si sekretar organizativ i OVL në Llap.

Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë miqve e bashkëluftëtarëve të Fadilit!” ka shkruar Bulliqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

I papritur e fort i dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të komandantit të njësisë speciale në Zonën Operative të Llapit, Fadil Mulliqi.

Fadili ishte kthyer nga mërgimi për t’ju bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për lirinë e Kosovës, gjatë betejës së Kaçandollit më 1 maj 1999 ishte plagosur, ndërsa pas rikuperimit menjëherë i ishte bashkuar bashkëluftëtarëve për të vazhduar luftën për çlirimin e Kosovës.

Nga pas lufta ishte pjesë e strukrurave udhëheqëse të shoqatave të dala nga lufta, së fundmi barte pozitën si sekretar organizativ i OVL në Llap.

Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë miqve e bashkëluftëtarëve të Fadilit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img