Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Severi Keinala, këshilltarin e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.
Gjatë takimit, sipas komunikatës për media, Bulliqi dhe Keinala diskutuan mundësinë e binjakëzimit të komunës së Podujevës me një komunë finlandeze, duke krijuar kështu një platformë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme.
Kjo iniciativë synon forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Bulliqi e falënderoi Keinalan për kontributin e tij dhe të ish-presidentit Ahtisaari për Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndihmën e vazhdueshme të Finlandës në konsolidimin dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës.