0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi pritet në veri nga Hetemi, përgëzojnë policët për përkushtimin e tyre në punë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u prit në veri të Kosovës, nga kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Bulliqi u shpreh se së bashku me Hetemin vizituan dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për t’i përgëzuar policët për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre..

“Me bashkëpunëtorë sot ishim në veri të vendit, ku u pritëm nga miku im e Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi”, shkroi Bulliqi në Facebook.

“Me këtë rast vizituam edhe dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për t’i përgëzuar policët tanë për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre në punë”.

Bulliqi u shpreh i lumtur për mundësitë e krijuara që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit.

“Gjatë kësaj vizite ishim edhe te Liqeni i Ujmanit dhe në fshatin Banjskë, aty ku ndodhi edhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar”.

“Ndjehem vërtetë i lumtur që tash janë krijuar mundësitë që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit tonë, kjo falë angazhimit dhe punës së madhe të Qeverisë së Kosovës dhe organeve të rendit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img