Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do të udhëheq komunën e Podujevës për katër vitet e ardhshme.
Bulliqi ka prezantuar emrat e drejtorëve të rinj në këtë komunë.
Nënkryetare e komunës është emëruar Marigona Lahu.
“Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi, Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi, Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti, Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari, Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj, Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu”, ka njoftuar Bulliqi.
Postimi i plotë:
Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës.
Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona.
Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat.
Ekipi me të cilin do të punoj në katër vitet e ardhshme është ky:
Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu
Ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit.