2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi njofton për tri projekte me vlerë afro 700 mijë euro, do t’i financojë Ministria e Infrastrukturës

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar për nënshkrimin e tri memorandumeve të bashkëpunimit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për t’i financuar tri projekte në vlerë prej 690 mijë e 500 eurosh në atë komunë.

Bulliqi shkroi në Facebook se me Durmishin nënshkruan financimin e “tri projekteve të mëdha infrastrukturore”.

“Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00 €”.

“Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00 €”.

“Ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, në vlerë prej 350,000.00 €”, shkroi Bulliqi.

Kryetari i Podujevës tha se “projektet do të fillojnë këtë vit, për të vazhduar edhe në vitin 2024”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img