Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ishte pjesë e homazheve të dedikuara për shkrimtarin, Ismail Kadare, së bashku me kolegë të Lëvizjes.
Bulliqi shkruan se me ndarjen fizike të Kadaresë, bota humbi kryemjeshtrin e letrave shqipe.
“Ai do t’i mungojë jo vetëm lexuesit të apasionuar pas prozave të tij, por edhe kolegëve të tij shkrimtarë shqiptarë e botërorë!..I përjetshëm do të jetë kujtimi për kryeshkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare!”, shkruan Bulliqi.