Site icon PrishtinaPress

Bulliqi e emëron një sociolog në krye të drejtorisë së Inspeksionit

Kryetari i Poduejvës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se Alban Zeka është emëruar drejtor i Inspeksionit në këtë komunë.

Bulliqi tha se Zeka me profesion është sociolog, e që në këtë drejtim ka përfunduar edhe studimet mastër.

“I ka 10 vjet përvojë punë si profesor në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”. Është i martuar dhe ka një fëmijë”, tha Bulliqi.

Kujtojmë se drejtoria e Inspeksionit është një nga drejtorit më problematike në komunën e Podujevës, pasi deri më tani janë shkarkuar tre drejtorë, Ajet Potera, Bedri Maçastena e Besnik Mulliqi, ndërsa është liruar nga detyra ish-drejtoresha Florentina Osmani.

Exit mobile version