1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi dikur përqafonte lisin bashkë me Kurtin, sot “përqafohet” me PDK-në

Partia Demokratike e Kosovës e ka shpëtuar sot Shpejtim Bulliqin nga zgjedhje të reja në komunën e Podujevës. Kjo pas zgjedhjet së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal, Ilmi Hoxha.

Kandidatja e LVV-së, Adelina Stublla nuk ka gjetur mbështetje për t’u bërë kryesuese e Kuvendit të Podujevës.

Pas kësaj, kryetari Shpejtim Bulliqi ka vendosur “ta përqafojë” të propozuarin e opozitës për këtë pozitë, Ilmi Hoxhën e PDK-së.

Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Lëvizja Vetëvendosje dje ka propozuar kandidaten e saj për kryesuese të Kuvendit, por pasi nuk gjeti mbështetjen e nevojshme, Adelina Stublla sot është tërhequr nga gara për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryesuesit nga radhët e opozitës në Kuvend. Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita”, shkruan Bulliqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img