12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi dhe ministri Aliu prezantojnë projektin për magjistralen Podujevë-Prishtinë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka preznatuar sot përpara llapjanëve projektin për magjistralen Podujevë-Prishtinë.

I pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi.

“Tash pas shpalljes së të gjitha lloteve për ndërtimin e tërësishëm të rrugës dhe përfundimit të procedurave të prokurimit, ky projekt do të gjejë drejtimin e duhur në realizimin e tij” tha mes të tjerash Bulliqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Para qindra qytetarëve llapjanë në teatrin e qytetit u prezantua në mënyrë të hollësishme projekti i magjistrales Podujevë-Prishtinë.

Pas prezantimit të projektit nga kompania hartuese, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministrin, Hysen Durmishi i dëgjuam kërkesat, vërejtjet dhe sygjerimet e qytetarëve rreth këtij projekti, kurse ne kemi bërë përpjekje që t’i përgjigjemi secilës pyetje e koment.

Tash pas shpalljes së të gjitha lloteve për ndërtimin e tërësishëm të rrugës dhe përfundimit të procedurave të prokurimit, ky projekt do të gjej drejtimin e duhur në realizimin e tij.

Përparësia e realizimit të këtij projekti është se nuk do të ketë mundësi të fitojë një kompani më tepër së një llot të rrugës, pra pritet që përnjeherë të punohet në të gjitha segmentet e rrugës dhe kjo do ta dinamizojë realizimin e projektit.

U zotuam para qytetarëve prezentë se do të jemi vigjilentë e shumë të përgjegjshëm si institucione për mbarëvajtjen dhe realizimin në mënyrë sa më të suksesshme të projektit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img