Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre.
Bulliqi u shpreh se 16 të vrarët kujtohen me mall e dhimbje.
“Në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu kemi bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve në qytet dhe Obrançë. I kujtojmë me mall e dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe”, shkruan Bulliqi në Facebook.
“Po ashtu në këtë datë tragjike për Llapin e Kosovën i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë viktimat që kanë pësuar nga kriminelët e Serbisë në Kosovë”, shtoi më tutje Bulliqi.
“Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!”.