‘Dardanët’ para tifozëve në Prishtinë kanë arritur të impresionojnë sërish, duke arritur të ndalin kombëtaren që zë vendin e 10 në renditjen e FIFA-s.
Paraqitja e Kosovës ka ngjallë frikë në Bullgari, që të hënën zhvillojnë ndeshje kualifikuese ndaj skuadrës së Challandes në ‘Fadil Vokrri’.
“Kosova tregoi se çfarë i pret “luanët” në Prishtinë”, “Bullgarinë e pret një kombëtare e madhe në Prishtinë” janë disa prej titujve të mediave bullgare, të cilat kanë raportuar në detaje ndeshjen e mbrëmshme, përcjell prishtinapress.eu
Përndryshe për Bullgarinë sot fillojnë eliminatoret për Euro 2020, ku në shtëpi presin Malin e Zi.