0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Buleshkaj: Mbi 10 mijë zyrtarë e deklaruan pasurinë, 59 raste u dërguan në Prokurori

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka mbajtur konferencë për medie, ku u bë rishikimi i punës së kësaj Agjencie gjatë këtij viti.

Ylli Buleshkaj, udhëheqës i kësaj Agjencie, tha se ka pasur dyfishim të regjistrimit të deklarimit të pasurisë, ku mbi 10 mijë zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë e tyre.

Buleshkaj pohoi se i kanë dërguar në Prokurori 59 raste, duke sqaruar se Agjencia evitoi 206 raste të shkeljeve të mundshme të ligjit, ku 128 u dhanë si opinion, e 78 tjera si këshilla.

Ai ka sqaruar se kontrolli i pasurisë do të bëhet për mbi 4 mijë subjekte, proces ky të cilin premtoi se do ta përmbyllin në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq Buleshkaj tha se rritje ka pasur edhe te rastet e sinjalizimeve të jashtme, ku sivjet ka 30% më shumë.

“I kemi 10 deklarime të pasurisë të cilat janë bërë përmes sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë. Kosova është ndoshta vendi i parë në glob, ku me futjen në funksion të deklarimit elektronik, i kemi mbi 99% të subjekteve deklaruese dhe zyrtarëve publikë, të cilët i kanë kryer përmes sistemit elektronik”.

“Janë 19 raste të paraqitura si sinjalizime të jashtme, të gjitha janë trajtuar përveç një nga to. Dy janë përcjellë në Prokurori, një rast është dërguar në komunë për procedim të mëtutjeshëm, njëra në ministri, 11 janë refuzuar për shkak të mos përmbushjes së kritereve ligjore, tri janë mbyllur sepse nuk ka rezultuar që veprimi i raportuar të përbëjë shkelje sipas ligjit”.

“Në vlerësimin kundër korrupsionit u shqyrtuan 66 raste ku 59 prej tyre janë dërguar në prokurori, 7 kanë përfunduar. Gjatë 2023, Agjencia evitoi 206 raste të shkeljeve të mundshme të ligjit, ku 128 u dhanë si opinion, e 78 tjera si këshilla”.

Buleshkaj përmendi edhe numrin e vogël të stafit, për çka tha se me një numër më të madh do të mundësohej kualiteti i punës së Agjencisë, raporton EO.

Në fund Agjencia ka bërë ndarjen e certifikatave për kontributin e partnerëve në përhapjen e misionit të këtij institucioni, gjatë këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img