-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bukuritë natyrore të Kosovës prezantohen në Arabinë Saudite

Kosova tashmë dihet se ka potencial për turizëm, kjo me që shumë turistë nga vendet e ndryshme të botës frekuentojne bukuritë natyrore që i posedon vendi ynë.

Kosova tash e dy ditë, është duke marrë pjesë në një panair madhështor i organizuar nga Arabia Saudite në bashkëpunim me komunën e Jeddah.

I riu nga Kosova Aid Musliu, i cili është duke e promovuar sektorin e turizmit në këtë panair, ka thënë për Reporteri.net, se mbi 40 shtetas po e vizitojne kabinën e Kosovës, ku njoftohen për bukuritë që ka Kosova, si dhe ka shtuar se mbi 38 shtete janë pjesëmarrës në këtë panair.

“Prej më shumë se 40 shtetas të huaj po e vizitojnë kabinën e Kosovës, ndërsa janë mbi 38 shtete që po marrin pjesë për turizëm. Panairi është organizuar nga shteti i Saudisë me komunën e Jeddah” shtoi Musliu.

Ky është panairi i parë që Kosova është pjesë e saj në Arabinë Saudite.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img