Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë shumë për bukuritë e rralla natyrore që i ka Ballkani, në veçanti Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, shkruan lonelyplanet.
Gjatë një reportazhi të realizuar nga ekipi i lonelyplanet, thuhet se të gjithë ata që kërkojnë aventura duhet patjetër të vizitojnë Gadishullin Ballkanik e në veçanti malet e bukura të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, trekëndësh ky që viteve të fundit është bërë atraksion për turistët e huaj.
Gjatë qëndrimit të tyre tetëditor, ata filluan të ngjiten maleve në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë duke vazhduar përgjatë kufirit me Kosovën dhe më pas në pjesën jugore të Shqipërisë.
Por është interesant fakti, se si në reportazhin e realizuar u bëhet thirrje turistëve që kërkojnë aventurë, kuzhinë të pasur tradicionale si dhe ngrohtësinë e banorëve të këtyre zonave.