1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bukurie Gjonbalaj e para që i bashkohet diplomacisë së Shqipërisë

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ai i Kosovës, Behgjet Pacolli kanë arritur sot pasdite marrëveshje të re bashkëpunimi midis Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo marrëveshje shënon një kaptinë të re në bashkëpunimin politik, diplomatik dhe strategjik midis Kosovës dhe Shqipërisë në përgjithësi, raporton Indeksonline.

Ministri Cakaj tha se kjo marrëveshje hap një kapitull krejtësisht të ri të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme midis Kosovës dhe Shqipërisë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se procesi i thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nuk duhet të vazhdojë tutje me rezultate konkrete. Përkundrazi, Cakaj thotë se do të shihemi shpejtë me masa të reja.

Marrëveshja e re parasheh edhe shkëmbimin e personelit diplomatik të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në përfaqësitë e njëra-tjetrës anekënd globit.

Lidhur me këtë element, Cakaj ka thënë se shumë shpejtë diplomatët e parë shqiptarë nga Kosova do t’i bashkëngjiten diplomacisë së Shqipërisë për të shërbyer në përfaqësitë e saj nëpër botë dhe anasjelltas.

Burimet e Indeksonline në rrafshin diplomatik kanë thënë se diplomatja e parë nga Kosova që do të t’i bashkëngjitet diplomacisë shqiptare do të jetë, Bukurie Gjonbalaj.

Ajo më parë ka qenë edhe ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali ku ka shërbyer për disa vite.

Kryediplomatët në prezantimin e marrëveshjes sot anë thënë se Akademitë Diplomatike menjëherë do të fillojnë punën për krijimin e një programi trajnimi të përbashkët. Kjo masë, gjithsesi, do të shoqërohet edhe me shkëmbimin e stafit profesional dhe përvojave profesionale nëpër Ministritë e të dyja vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img