0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Bujqit demantojnë ministrin, thonë se rendimenti këtë vit është më i ulëti ndonjëherë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se Kosova ka shënuar rekorde këtë vit me mbjelljen e sipërfaqeve me grurë. Bujqit ankohen për rendimentin e tyre.

Të mbjellave nuk u shihet fundi.

Dhjetëra hektarë sipërfaqe, Imer Mexhuani i punoi me mjaftë përkushtim për muaj me radhë.

Por puna e bërë këtu, nuk po shihet shumë frytdhënëse nga ai.

E shkaqet janë nga më të ndryshmet.

Fajtor për rendimentin por edhe për sipërfaqet e mbjella, po shihet edhe vonesa e ndarjeve të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë. 

Megjithatë, i pari i Ministrisë së Bujqësisë Faton Peci, ditë më parë u mburrë me të arriturat e dikasterit që udhëheq.

Në analizën e tij, tha që Kosova këtë vit shënon rekorde sa i përket sipërfaqeve të mbjella me grurë.

Por këto informacione, janë ndryshe nga ato që i kanë përfaqësuesit e bujqve.

Kërkesat e bujqve karshi Ministrisë së Bujqësisë kanë qenë që ndarja e subvencioneve të bëhet në dy etapa.

Në atë të mbjelljeve vjeshtore dhe në atë pranverore, por se këto nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Bujqësisë.

T7 ka tentuar gjatë ditës që të marrë një sqarim nga ministri Peci për deklaratën e tij.

Mirëpo, ai nuk ka qenë i qasshëm, e që sqarimin e vetëm gjatë së hënës e ka dhënë për mbiemrin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img