0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bujqësia sektori që krijon vende më të mëdha të punës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), organizuan konferencë me temën “Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike”.

Në këtë konferencë u tha se cilësia dhe siguria e produkteve mundëson që prodhimet e Kosovës të jenë konkurruese edhe me vendet e BE-së. Po ashtu, bujqësia u konsiderua si punësuesi më i madh në sektorin privat

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se një element shumë i rëndësishëm që produktet të gjejnë tregun në Kosovë, por edhe jashtë vendit është cilësia e produktit dhe siguria.

Gjithashtu, ai tha se siguria e ushqimit dhe cilësia është prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Bujqësisë.

“Padyshim për Ministrinë e Bujqësisë, për Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë, siguria ushqimore është një angazhim me prioritet dhe institucionet të ndryshme, në forma të ndryshme kontribuojnë në rritjen e kësaj sigurie. Një prej nismave të fundit të Ministrisë që unë e drejtoj është certifikimi i 523 fermave të mjedrës me standardin GLOBAL G.A.P, një projekt ky që po e realizojmë në bashkëpunim me projektin Agro të USAID-it. Ky është një prej certifikimeve më masive që do ti bëjmë në këtë periudhë”, tha ai.

Krasniqi tha se certifikimi është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të shihet si një barrë financiare në këtë rast për fermat apo bizneset, por duhet të shihet si një avancim i tyre.

Gjithashtu, Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, bëri të ditur se viteve të fundit është bërë një përkrahje më e madhe për bizneset.

Drejtoresha e BERZH-it në Kosovë, Elena Petrovska, theksoj rëndësinë e bujqësisë në ekonominë e Kosovës, që sipas saj sektori i bujqësisë është punësuesi më i madh privat.

Gjithashtu, ajo tha se përkundër rritjes së sektorit të bujqësisë Kosova mbetet importuesi më i madh i ushqimit në Evropë, ku ajo tha se janë 10 për qind e produkteve bujqësore të importuara.

“Bujqësia luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, është një kontribuues i jashtëzakonisht i shkëlqyer i ekonomisë duke numëruar 14 për qind të GDP-së. Po ashtu, është punësuesi më i madh privat duke numëruar 18 deri 20 për qind të punësimit total. Duke konsideruar edhe ekonominë e zhvillimit dhe duke u bazuar në bujqësinë e Kosovës po ashtu ka një dimension social përafërsisht 60 për qind të shtetit të Kosovës, jetojnë një jetë të varfër sidomos në vendet rurale dhe kështu ata varen direkt apo indirekt nga bujqësia, nga sektori i bujqësisë për të mbijetuar. Përveç rritjes në këtë sektor në vitet e fundit Kosova mbetet importuesi më i madh i ushqimit për person në Evrop, produktet bujqësore duke numëruar janë 10 për qind të importuara”, tha ajo.

Njëkohësisht, Petrova theksoi se sektori i bujqësisë në Kosovë ballafaqohet me një numër të madh të sfidave.

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një numër të madh të sfidave duke përfshirë këtu fragmentimi i vendit, teknologjia që ka datuar, irigimi ka nevojë për një irigim më të mirë. Mandej qasja e dobët në qytet, lidhjet e dobëta që qojnë po ashtu në këtë fakt. Po ashtu, bujqësia dhe produktet e ushqimit ende nuk kanë mbërritur kualitetin e standardeve që kërkohen të konkurrojnë në mënyrë të suksesshëm në tregun vendor dhe po ashtu në tregun e jashtë”, tha ajo.

Kryeshefi Ekzekutiv i AVUK-ut, Valdet Gjinovci, tha se standardet e sigurisë ushqimore janë kriter të cilat duhet plotësuar secili nga operatorët e biznesit ushqimor, aktivitet dhe kriter i cili nuk do të mund të realizohej pa e zbatuar legjislacionin, pakon higjienike dhe zbatimi i sistemit HASA.

Që sipas tij, zbatimi i këtyre kritereve bënë që produktet bujqësore të Kosovës të jenë konkurruese me produktet e Bashkimit Evropian.

“Përmes zbatimit të këtyre standardeve operatorët krijojnë dëshmi për secilën fazë të prodhimit, kontrollit, në çdo fazë të prodhimit apo përpunimit, shpërndarjes si dhe mbi të gjitha duke përcjellë produktet finale. Prandaj, zbatimi i këtyre standardeve është shumë i rëndësishëm për të mundësuar eksportin e këtyre produkteve jo vetëm në vendet e rajonit por edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Industria ushqimore në Kosovë viteve të fundit ka avancuar dhe mbi të gjitha është duke u bërë një industri konkurrente jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe me produktet të cilat vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Gjithashtu, në këtë konferencë u fol lidhur me temat për Standardet e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore, si dhe Bujqësisë organike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img