6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bujqësia me kontribut të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë diskutimi me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në fokus të të cilit ishin zhvillimet më të reja në sektorin bujqësor, sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë anëtare të Odës Amerikane dhe vazhdimi i përkrahjes së Ministrisë përkatëse të nevojshme për të zhvilluar sa më shumë këtë sektor.

Ministri Krasniqi foli rreth rëndësisë së sektorit bujqësor për ekonominë e vendit, zhvillimi i së cilit ka efekte në punësim, produktivitet dhe rritjen e përgjithshme ekonomike, duke theksuar rolin që bujqësia ka në punësim, duke qenë që rreth 25% e gjithë vendeve të punës në Kosovë burojnë nga bujqësia.

Gjatë tryezës, Ministri Krasniqi përmendi edhe dhënien e subvencioneve e granteve, kërkesat për të cilat po rriten nga viti në vit, gjë e cila tregon se ka më shumë zhvillim në sektorët dhe nënsektor të bujqësisë.

Poashtu Ministri Krasniqi ka përmendur disa zhvillime të rëndësishme që ndihmojnë fushën e bujqësisë siç është rasti i krijimit të një master plani që përfshin një studim gjithëpërfshirës të gjithë potencialit të ujitjes në Kosovë, Programin për Zhvillim Rural  që synon rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës së banorëve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, e shumë zhvillime të tjera që ndikojnë pozitivisht në këtë fushë. Prioritet për këtë Ministri mbetet zëvëndësimi i importit, tha ndër të tjerash Ministri Krasniqi.

Në këtë ngjarje u adresuan edhe çështje të tjera nga anëtaret e Odës Ekonomke Amerikane si qasja në databazën e fermerëve sidomos e nevojshme për sektorin bankar, intergrimin e teknologjisë informative në sektorin bujqësor, zgjerimin e sistemit të ujitjes, derisa Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka përveq tjerash lavdëroi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit bujqësor që ka rezultuar me rezultate konkrete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img