Mbrojtësi i deritashëm i Prishtinës, Bujar Pllana është bërë anëtar i ri i ekipit kroat, Slaven Belupo.
Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin elit kroat, ndërsa është shprehur të jetë i lumtur me arritjen e marrëveshjes me Slavenin.
“Jam shumë i lumtur që arrita marrëveshje me Slavenin. Shokët e mi Hoxha dhe Manaj më kanë thënë shumë gjëra të mira për ekipin dhe vendimi për mua nuk ka qenë i vështirë. Për mua, kalimi në kampionatin kroat është hap përpara në karrierë dhe mezi pres debutimin me ekipin,” ka thënë ndër të tjera mbrojtësi 22-vjeç për faqen zyrtare të NK Slavenit.