0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bujar Osmani takon Blinkenin dhe Cholletin, flasin për Marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ministri shqiptar i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Këshilltarin e Lartë të DASh’së, Derek Chollet.

“Në margjinat e Takimit Ministror të NATO-s, në Bruksel, një mundësi e mirë për një shkëmbim të shkurtër mendimesh me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Sholle”, njoftoi Osmani.

Osmani njoftoi se gjithashtu me krerët e lartë të shtetit amerikan kanë biseduar edhe rreth Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualiteti rajonal, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend, në fokus të bisedimeve”.

“SHBA me mbështetje të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si qëllim strategjik dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi”, përfundoi Bujar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img