1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Buja për buxhetin: Kosova po shkon rrugës së Greqisë

Shukri Buja nga PDK, ka dhënë kritika të ashpra për buxhetin 2017. Sipas tij, ky buxhet do ta çojë vendin në shkatërrim. Ai përmendi disa nga këto shkaqe që sipas tij do ta falimentojnë shtetin sikurse që i ka ndodhur Greqisë.
“Nuk ka investime për qytetarët e Kosovës; pastaj ligji i veteranëve – sepse 38 milionë euro janë të pamjaftueshme për ta, sepse nuk janë as pensione ato që i marrin. Kosova ka hyrë në borxh publik 700 milionë euro. Rrezikshmëria e Gjykatës së Arbitrazhit mund t’a shtojë Kosovës një miliard e gjysmë borxhe. Kosova po merr rrugën e Greqisë drejt falimentimit”, tha Buja. “Ne si deputetë nuk duhet të rrezikojmë; duhet të tregojmë se ky buxhet nuk është në të mirë e as në mbrojtje të shtetit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img