Site icon PrishtinaPress

Buja: PDK-LDK, koalicion i “zorit”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka theksuar se koalicioni qeveritar në mes PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është koalicion i “zorit”.

Ai në emisionin “Info – Box”të RTV Dukagjini, ka thënë se është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.

Këtë qëndrim ai e ka bërë të qartë tash e një kohë edhe brenda partisë.

“Është koalicion i cili po ka vështirësi. Kjo qeveri po ecë me paterica, dhe për këtë them pse të mos shkohet në zgjedhje”, ka shtuar Buja.

Ai ka thënë se ka indikacione që aktakuza e ngritur ndaj tij është politike, që të mos kandidohet për kryetar të Lipjanit. “Kam mundur të jem njëri nga kandidatët për kryetar të komunës”.

Exit mobile version