Një deputet i PDK-së kërkon zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit me LDK-në.
Buja ka thënë se në zgjedhje duhet shkuar, sepse Qeveria ka dështuar me zhvillim ekonomik, me mos votimin e demarkacionit dhe me Asociacionin.
“Koalicioni me LDK-në është lidhur për hir të qytetarëve sa për me kalu disa procese, siç kanë qenë çështja e zgjedhjes së Presidentit, Demarkacioni dhe Asociacionit. Vetëm njëra nga këto është realizuar”, ka shtuar ai. /Express/