1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bugajski: Nevojitet urgjentisht një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Kosovën dhe Bosnjën

Janusz Bugajski, anëtar i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington DC., në një shkrim autorial të rregullt për mediumin boshnjak “Istraga.ba”, ka thënë se duhet urgjentisht një rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në NATO.

Bugajski ka thënë se puna e deritanishme e NATO-s  me formimin e ushtrisë në Bosnje dhe bashkëpunimi me Kosovën janë të pamjaftueshme për ndaljen e provokimeve nga liderët pro-Moskë në Banja Llukë dhe Beograd.

Ai thotë se një gjë e tillë është tepër e nevojshme kur shihet çalimi i Bashkimit Evropian me punën e anëtarësimit, e që sipas Bugajskit një çalim i tillë po nxit dhe inkurajon nacionalistët radikal nëpër rajon.

“ Në Ballkanin Perëndimor, NATO ka ndërmarrë disa hapa për të forcuar ushtrinë boshnjake dhe për të punuar më ngushtë me forcat mbrojtëse të Kosovës. Por kjo është ende e pamjaftueshme për të penguar provokimet nga liderët serbë pro-muskovitë në Banja Luka dhe Beograd. Nevojitet urgjentisht një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, veçanërisht pasi BE-ja ka dëshmuar të jetë e dështuar në ofrimin e perspektivave reale për anëtarësim dhe në këtë mënyrë po inkurajon radikalët nacionalistë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Bugajski.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img