Analisti Janusz Bugajski, tha se vendimin i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit duhet të pranohet nga të gjithë, ndërsa tha se rruga e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Bugajski ka folur edhe për qasjen politike të liderëve të Kosovës ndaj SHBA dhe BE-së.
Sipas tij, Kosova do të dëmtohet nëse ka ndarje të politikës mes BE-së e Amerikës.
“Cila do qeveri që do të jetë qoftë e VV-së apo LDK-së, thonë se nuk do të pranojnë të japin territor dhe kërkojnë njohje të Kosovës nga Serbia”, tha ai për RTK.
Bugajski vlerësoi se nëse nuk ka presion ndaj Serbisë do të ketë pafundësi në bisedime.
“Administrata e presidentit Trump kërkon zgjidhje më të shpejt për Kosovën”, theksoi ai.
Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që do të marrë këto ditë për mandatarin, analisti i politikave, Janusz Bugajski vlerësoi se ai vendim duhet të pranohet nga të gjithë.