Site icon PrishtinaPress

Bufi tregon për frymën e episodeve të reja të “Kafeneja jonë”

Derisa jemi në pritje të episodeve të reja të serialit komik, “Kafeneja Jonë”, që po transmetohet ekskluzivisht në platformën Gjirafa.com, aktorët që luajnë në këtë komedi televizive janë të entuziazmuar për episodet e reja.
Fatmir Spahiu ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i mbajtur të informuar fansat rreth këtij projekti.
“Të dashur, serialin ‘Kafeneja jonë’, të paktën për këto 11 episode që vijnë, do ta shikoni në gjirafa.com duke filluar nga 27 shtatori 2016”.

“Për çdo gjë të re lidhur me serialin dhe ndonjë transmetim eventual në ndonjë televizion, ju njoftojmë me kohë!”.
“Me rëndësi episodet e reja janë në frymën e njëjtë dhe me karakteret e njëjta me të cilat tashmë jeni/jemi mësuar! Shikim të këndshëm!”, shkruan në postimin e ‘Bufit’ në Facebook.
“Kafeneja Jonë” po nxit interesim të madh dhe fansat mezi presin shfaqjen e episodeve të reja.
Tashmë është publikuar edhe promo e episodit të dytë, ndërsa seriali do të vijë nga 27 shtatori.

Exit mobile version