Buci dhe Santiana mbrëmë kanë diskutuar bashkë me njëri-tjetrin larg banorëve të tjerë.
Buci e akuzoi Santianën se prej kur më nuk janë shok të ngushtë, ajo është duke u afruar me të gjithë banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 njëjtë si me të dikur.
“Qasjen qysh e ke me mua ke filluar ta kesh edhe me të tjerët, sidomos me Ardin dhe Mirdonin”, ka thënë Buci.
Kurse, Santiana e mohoi këtë gjë duke i thënë se nuk është ashtu aspak.
“Nëse do ta dish, ka dit që unë nuk qëndroj me Ardin, është djalë i mirë e respektoj shumë dhe I ka mendimet si unë”, ka thënë Santiana.