Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës.
BSPK ka shprehur indinjatë të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë.
Ata shprehin keqardhje për humbjen e jetës së punëtorit, duke i bërë thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri.
Njoftimi i plotë:
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes kësaj komunikate shprehë shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e sotme ku në vendin e punës humbi jetën një punëtor. Derisa aksidentet në vendet e punës veç po rriten, BSPK-ja shpreh indinjatë të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë.
Edhe përkundër faktit që BSPK-së nga takimet e fundit më Kryeministrin i është premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin maksimal, aktualiteti po tregon se nuk po ndërmerren hapat konkret nga punëdhënësit për të krijuar ambient dhe kushte më të sigurta pune por edhe nga organet kompetente të vendit që të bëjnë një mbikëqyrje me rigoroze lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë.
BSPK shpreh keqardhje për ndodhinë e sotme ku në vendin e punës humbi jetën një punëtor dhe njëherit bënë thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.