1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Brukseli reagon pas ofertës së Abazaoviqit që Mali i Zi të jetë nikoqir i takimit të radhës Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano është pyetur sot lidhur me ofertën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq që takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë të mbahet në Mal të Zi.

Stano ka thënë se është i kënaqur që dialogut është bërë popullor në rajon, megjithatë ka shtuar se selia e dialogut është ende në Bruksel, transmeton Express.

“Ne jemi të kënaqur që shohim se dialogu po bëhet popullor në rajon dhe se gjithnjë e më shumë vende po ofrojnë mundësinë për ta pritur atë, por ne po ecim hap pas hapi, selia e dialogut është në Bruksel”, ka thënë Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic herën e fundit janë takuar në Ohër ku edhe kanë arritur një marrëveshje bazuar në planin franko-gjerman./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img