Drejtoresha menaxhuese për Europën dhe Azinë Qendrore e Bashkimit Europian, Angelina Eichhorst, tha se Brukseli e mbështetet planin e OSBE-së për deeskalimin e situatës në Veri dhe zgjedhjet.
Ajo e cilësoi si mesazh të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së kërkoi deeskalim të menjëhershëm të situatës, zgjedhje të reja në katër komunat dhe që Asociacioni të nisë pa vonesa e parakushte.
Derisa për planin e OSBE-së tha se është “plan i qartë për deeskalim të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Following @JosepBorrellF clear messages in full agreement with all #EU 27 Member States -> https://t.co/TJ1GIOcaoT now also @OSCECiO with a clear plan for de-escalation tensions #Kosovo and #Serbia. Full line up @EULEXKosovo @NATO_KFOR #US @OSCE #WesternBalkans https://t.co/GeTPng5zbW
— Angelina Eichhorst ???????? (@aneichhorst) June 3, 2023
Më herët, kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani, ka bërë të ditur nëntë hapat e këtij institucioni për atë se si duhet të deeskalohet situata në veri të Kosovës, kthimin e serbëve dhe për pjesëmarrjen e tyre në procese demokratike.
Largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe është hapi i dytë sipas OSBE-së.
Në hapin e tretë thonë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it.
Si hap i katërt është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.
“Jeta normale fillon, garantohet akses për punëtorët e komunave”, thuhet në hapin e katërt.
Si hap të pestë e propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.
Hapi i gjashtë, sipas OSBE-së është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve, shkruan Express.
OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë.