1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Brojës po i vjen mundësia e artë, ‘Shqiponjat’ të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për 22-vjeçarin

Armando Broja mund të ndryshojë sërish skuadër, pasi nuk po kalon edhe me aq sukses rrugëtimin e tij te skuadra e Fulhamit.

Më shumë se dy muaj nga transferimi në Craven Cottage, Broja nuk ka startuar ende për klubin e tij ku është i huazuar.

Për këtë arsye Fulham do të duhet të paguajë tarifën e plotë të huas prej katër milionë funtesh.

Pavarësisht numrit të vogël të paraqitjeve të Brojës në vitin 2024, ‘Crystal Palace’ janë të interesuar për nënshkrimin e reprezentuesit shqiptar, sipas gazetarit Simon Phillips.

“Shqiponjat” janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të nënshkruar me 22-vjeçarin, megjithatë kjo mund të mos mjaftojë për Chelsean pasi ata kërkojnë të marrin deri në 50 milionë euro.

Sidoqoftë, çdo ofertë që mund të vijë për Brojën mund të jetë një nxitje e rëndësishme për Chelsean pasi ai kaloi mbi një dekadë në akademinë e klubit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img