Sulmuesi i Chelseas dhe i kombëtares shqiptare, Armando Broja i është bashkuar kompanisë “Puma” nga “Nike”, duke nënshkruar kështu një marrëveshje afatgjate fitimprurëse.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur britanik i sportit, David Ornstein për ‘TheAthletic’.
Ornstein ka bërë të ditur se me këtë marrëveshje, sulmuesi Broja ka siguruar të drejtat ekskluzive për hapjen e dyqaneve të ekskluzivitetit në Shqipëri dhe Kosovë, transmeton Sinjali Sporti.
Gjithashtu, Broja thuhet se synon të hapë edhe akademi futbolli në të dyja vendet.
“Armando Broja i bashkohet Puma nga Nike në një marrëveshje afatgjatë fitimprurëse. Sulmuesi 22-vjeçar i Chelsea ka siguruar gjithashtu të drejtat ekskluzive për hapjen e dyqaneve të ekskluzivitetit Puma në Shqipëri + Kosovë. Synon të hapë edhe atje akademi futbolli”, ka shkruar Ornstein.