Armando Broja ka dalë me një reagim, pasi kishte raportime se nuk i ka raportet mirë me trajnerin e Shqipërisë Silvinjon.
Broja tha se me menaxherin ka raporte të mira dhe potencoi se ai ka bërë punë të madhe duke e kualifikuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Sulmuesi i Chelseat theksoi se ai nuk mori ftesë për ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit dhe se nuk ishte në formë.
Ai shtoi se pret fitore nesër në ndeshjen e fundit në grupe ndaj Ishujve Faroe.