0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Brnabiq s’ka tru ama është koka e qeverisë – opozita s’e jep Graçanicë për fabrika të Mercedesit”, tallet keq gazetari serb me pozitën dhe opozitën në Serbi

Skena politike serbe nuk prodhon atmosferë racionaliteti as në rrethana të rregullta, nuk ka diskutime koherente për përmirësimin e jetëve të qytetarëve e as kulturë elementare demokracie, shkruan gazetari Tomislav Markoviç në një kolumne botuar në “Al Jazeera Balkans”.

Sidoqoftë, që nga shfaqja në publik i planit franko-gjerman, gjithçka është përshkallëzuar: skena politike të përngjason me një shtëpi të çmendurish, me akterët e saj që sillen sikur të ishin në fazat më të vonshme të pamendësisë. Për një vëzhgues të paanshëm nga jashtë, kjo do të dukej sikur të shihte njerëz të pushtuar nga djajtë apo fantazmat, me atmosfer kaq irracionale, sublime dhe paranormale.

Vuçiq thotë se s’do ta lejojë Kosovën në OKB, ndërkaq pajtohet me planin që parasheh që Serbia të mos bëjë gjë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organiazata ndërkombëtare. Presidenti i Serbisë del e bërtet se “nuk ka kapitullin”, ndërkaq Serbia ka kapitulluar në qershor të 1999’ës kur nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës. Me që ra fjala, me që ra fjala, Serbia njohu edhe legjitimetin e bombardimeve të NATO-s, kështu që i gjithë ky rënkim për padrejtësinë e përjetuar nuk ka vend.

Kryeministjra e Serbisë bind publikun dhe partinë e saj se Vuçiq po fiton betetjën për Kosovën, ani pse nuk e kupton saktësisht se si, por ajo e kupton që gjithmonë duhet t’i del në mbështetje presidentit të saj, falë talentit të saj në të qënit pa tru, por që së paku është kreu (koka) e qeverisë.

Progresistët po ashtu janë në konfuzion, nuk kanë asnjë ide çfarë po ngjan, Vuçiq po krijon Lëvizje Popullore për Shtetin, toka po u shëmbet nën këmbë, por me gjithë zemër qëndrojnë prapa presidentit i cili i nxorri nga asgjëja dhe u tha poste të majme ku paqësisht mund të thithin buxhet duke mos bërë gjë.

Vuçiq dhe regjisorët e tij të videove harruan se së bashku me Koshtunicën organizuan mitingun “Kosova për atlete”, pas së cilës u shkatërrua qendra e Beogradit, u shkatërruan vitrina masive, u dogjën ambasadat dhe gjithçka përfundoi me plaçkitje të përgjithshme të mallrave të konsumit në dyqane të ndryshme, shkruan Tomislav Markoviç në Al Jazeera.

Ata harruan gjithashtu se Jovanoviqi nuk mbante poste politike dhe partiake në atë kohë, por se kishte shumë zyrtarë të DSS-së që ndërkohë fluturuan drejt SNS-së dhe u bënë grushtet e shokut të Vuçiqit. Mes tyre janë deputeti Nebojsha Bakarec dhe kryetari i fondacionit të partisë SNS Dejan Mihajlov. Madje ata morën edhe stafin që sot drejtojnë Zyrën për Kosovëm Petar Petkoviq, i cili e filloi karrierën në DSS, ishte këshilltar dhe deputet i Koshtunicës.

Edhe opozita e ashtuquajtur patriotike nuk mbetet pas të ashtuquajturve patriotë në pushtet. Kryetarja e Zavetnik-ut, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, jep tone apokaliptike dhe profetizon: “Unë mund të mbijetoj dhe e them shumë personalisht, që fëmijët e mi të lindin në Serbi pa pazar, por nuk do t’i lejoj fëmijët e mi të lindë në Serbi pa Kosovë”.

Ajo vazhdoi me të njëjtin ton në mitingun për mbrojtjen e Kosovës të organizuar nga opozita të premten më 17 mars. Dhe aty dënoi me përbuzje perandorinë tokësore, fabrikat, minierat, ekonominë, duke i kundërvënë këto përmbajtje banale me shpirtërore sublime. Në versionin e tij thuhet: “Trepçën nuk do t’ju japim për Rio Tinto dhe Graçanicën për fabrikën e Mercedesit”.

Kjo është e njëjta Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, e cila vitin e kaluar u ndalua nga policia rrugore në Bulevardin e Çlirimit të Beogradit dhe me një analizë të alkoholit u konstatua se ajo kishte 0.6 promijë alkool në gjak, kështu që u përjashtua menjëherë nga trafiku. Vetura e drejtuar nga Zavetnica e parë ishte, për ironi të fatit, “Mercedes B200”.

Pra, patriotët mund të ngasin Mercedes, por punëtorët serbë nuk mund të punojnë në fabrikën e Mercedesit, të paguajnë taksa dhe të mbushin buxhetin nga i cili patriotët do të marrin para për të blerë një Mercedes.

Diçka në atë ekuacion nuk është në rregull, ndoshta sepse nuk ka të panjohura, gjithçka është e qartë si dita. E vetmja gjë që është e paqartë është se ku e ka marrë Mercedesin mbrojtësja e Kosovës, nëse nuk e ka ndërruar Graçanicën për veturën…..

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në “Al Jazeera Balkans”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img