10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Brnabiq: Qëllimi i amerikanëve, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se qëllimi i Ndihmës Sekretares amerikane së Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, e cila ishte në një vizitë zyrtare në Serbi, si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që ka ndryshuar tani është se ata tani po e dëgjojnë edhe anën tonë dhe argumentet tona”, tha Brnabiq për TV Pink.

Ajo vlerësoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë më eksplicite se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës “për gjithçka që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë në dialogun me Beogradin”.

“Edhe për mos formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe për ndalimin e serbëve që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë në zgjedhje. Qëndrimi i tyre për këtë është shumë më i qartë”, tha Brnabiq.

Sipas saj, “qëndrimi i SHBA-së për atë çështje po ndihmon mjaft për kthimin e Prishtinës në tryezën e bisedimeve dhe vazhdimin e dialogut, pa marrë parasysh se Serbia nuk pajtohet me SHBA-në për disa çështje themelore”.

Brnabiq, e cila u takua me Donfried të martën, vuri në dukje se pjesa më e madhe e atij takimi ishte kushtuar ekonomisë dhe teknologjive të informacionit dhe se gjatë javëve të ardhshme do të shihet një prani më e madhe e kompanive amerikane në Serbi.

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, vizitoi të martën Serbinë pasi një ditë më parë vizitoi Kosovën.

Gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, Donfried u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi sipas saj, status-quoja është e paqëndrueshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img