-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Brnabiq: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.

Në Forumin e Prespës për Dialog, e pyetur për viktimat e luftës në Kosovë, Brnabiq është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse, sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.

“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiq, për Euronews Albania.

Pak javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, ku theksoi se do e mbronte Kosovën dh e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit të Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img