-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Brnabiq me Sarrazin: Asociacioni mbi të gjitha

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, priti në takim emisarin e posaçëm gjerman Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuan rreth Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila, sipas Brnabiq, duhet të parapritet nga formimi i Asociacionit të Komunave me Shumcië Serbe.

Në njoftim për media të lëshuar nga Kryeministria e Serbisë, Brnabiq tha se presin zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese “dhe mbi të gjitha themelimin e Asociacionit të Komunave [të banura me shumicë] Serbe”.

Sarrazin rreth Asociacionit

“Nuk do të komentoj mbi shkallën ekzakte të pushtetit që është përfshirë sepse kjo është jashtë kompetencës sime”. Kështu përgjigjet emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pyet se çfarë është dhe si e kupton ai “vetëmenaxhimin për komunitetin serb” të Kosovës, për të cilën nuk futet në hollësi.

“Është e rëndësishme që të gjejmë mënyra për ta çuar procesin në gamën e duhur, në lartësinë e këtyre çështjeve. Kjo duhet të diskutohet në dialog”, tha Sarrazin, përçka tha se tashmë është e qartë se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe “duhet të përmbushet”.

Por, për një gjë ai është i sigurt. Çështja e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe si çështje e vështirë në skenën politike kosovare “tashmë është gëlltitur”.

“Përshtypja ime është se për palën kosovare, çështja tejet e vështirë e Asociacionit tashmë është përtypur. Edhe Gjermania edhe partnerët ndërkombëtarë kaherë kanë qenë të qartë rreth faktit se Kosova duhet ta përmbushë këtë, dhe përshtypja ime është tashmë këtë e ka pranuar edhe Prishtina”, tha emisari gjerman për median serbe “KoSSeV”.

Sarrazin merr edhe një shembull për të shpjeguar se si është bërë progres në çështjen e Asociacionin. “Mendoj se përbën përparim që prej hedhjes së gazit lotsjellës është kaluar në atë ‘nuk do të pajtohemi me vizionin e Serbisë’. Prandaj, le të nxjerrim diçka nga kjo”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img