2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Brnabic i reagon Von Kramon: Më pak se 2% e votuesve votuan, dhe ju po flisni për vlerat demokratike

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar sot ndaj deklaratës së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Kramon, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe ka thënë se duhet të turpërohet sepse i përkrah zgjedhjet që ishin mbajtur në kontejnerë dhe nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura dhe flet për vlerat demokratike.

Brnabic shkroi në Twitter se vetëm 2 për qind e votuesve të regjistruar dolën në zgjedhje, duke shtuar se deklarata e Von Kramon ishte “e pabesueshme” dhe se asaj duhet t’i vijë turp për fjalët e që i tha.

“E pabesueshme. Vërtet. Ju flisni për ‘vlera demokratike’!? Pas organizimit të zgjedhjeve në kontejnerë, nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura, duke njohur rezultatet e votimit të më pak se 2 për qind të votuesve të regjistruar. Duhet të keni turp”, tha Brnabiq.

Von Kramon paraprakisht ka deklaruar se zgjedhjet për kryetarë dhe kuvende komunale që janë mbajtur të dielën, më 23 prill, në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut dhe kanë qenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe ka lavdëruar policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR për ofrimin e sigurisë.

Më pas ajo shprehu keqardhjen për mungesën e përfaqësuesve politikë serbë në procesin zgjedhor.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img