Ish-luftëtari i UÇK-së, Jon Harrison ka nxjerrë në shitje armët e tij në mënyrë që të fitoj para për tu shëruar nga kanceri.
Britaniku është diagnostikuar me kancer dhe është detyruar të kërkoj ndihmë për të mbledhur 40 mijë funte për një operim, që nuk ia mbulon sigurimi shëndetësor.
Në një postim në Facebook, Harrison i ka publikuar disa fotografi me armë me mbishkrimin “Ankandi është i hapur. Lutem të konkurroni për t’i blerë armët e mija dhe të më ndihmoni ta shpëtj jetën time”, transmeton lajmi.net.
Harrison, kishte qenë pjesë e Brigadës 138 – Agim Ramadani.