1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Britaniku deklarohet fajtor në SHBA për hakimet e vitit 2020 në rrjetet sociale që kishin përfshirë Obamën dhe Bidenin

Një shtetas britanik i ekstraduar në SHBA muajin e kaluar është deklaruar fajtor në New York pasi kishte rol në një nga hakimet më të mëdha në historinë e mediave sociale.

Siç raportohet, hakimi në Twitter në korrikun e vitit 2020 preku mbi 130 llogari, përfshirë ato të ish-presidentit amerikan Barack Obamës dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Joseph James O’Connor, 23 vjeç, i njohur si PlugwalkJoe u deklarua fajtor për akuzat e hakerimit që mbartnin një dënim total maksimal prej mbi 70 vjet burg.

Hakerimi ishte pjesë e një mashtrimi në shkallë të gjerë të Bitcoin.

O’Connor, i cili u ekstradua nga Spanja, vodhi llogari të shumta në Twitter dhe dërgoi postime në Twitter duke iu kërkuar ndjekësve të bartnin Bitcoin në një llogari, duke premtuar se do t’ia dyfishonte paratë e tyre.

Ai ishte i akuzuar së bashku me tre burra të tjerë për këtë mashtrim. Adoleshenti amerikan Graham Ivan Clark u deklarua fajtor në vitin 2021. Nima Fazeli nga Orlando, Florida dhe Mason Sheppard, nga Bognor Regis i Mbretërisë së Bashkuar u akuzuan për krime federale.

Në vitin 2020, rreth 350 milionë përdorues të Twitter panë postime të dyshimta nga llogaritë zyrtare të përdoruesve më të mëdhenj të platformës. Mijëra ranë në një mashtrim, duke besuar se një dhuratë kriptosh ishte e vërtetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img