3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Britaniku 86-vjeç thyen rekordin botëror, fiton në peshëngritje – arrin t’i ngrit 75 kilogramë

Se vitet janë thjesht numra, e dëshmon rasti më i fundit i një peshëngritësi të moshuar nga Britania. Ky peshëngritës 86-vjeç ka thyer rekordin botëror në garën e tij më të fundit.

Britaniku Winslow arriti të ngrit 75 kilogramë, në tentimin e parë në garën e peshëngritjes të organizuar nga federata britanike BDFPA më 18 mars.

Kjo peshëngritje ishte një rekord i ri botëror por edhe në Britani, duke marrë parasysh kilogramët që ishin në shufër dhe moshën e Winslow.

Winslow nga Derbyshire i Britanisë arriti që në tentimin e dytë të ngrit 77.5 kilogramë si dhe në të tretin 78 kilogramë.

Nga BDFPA është konfirmuar se Winslow mban titullin e rekordmenit botëror në kategorinë e peshave 60 kilogramë, dhe garoi në mesin e shumë burrave të moshës nga 85 deri në 89-vjeç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img