Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar mes Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për fuqizimin dhe sigurimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, 3 ditë më parë janë intervistuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës (KPMSHCK).
Bazuar në rezultatet e publikuara kandidati Shkëmb Manaj ka marrë më së shumti pikë nga Komisioni i Ambasadës Britanike dhe komisioni vendor për administratë shtetërore.
Manaj nga Britanikët është vlerësuar me 25.5 pikë nga 35 ndërsa nga vendorët me 30.8 nga 35.
Lista e kandidatëve të vlerësuar nga britanikët:
Lista e kandidatëve të vlerësuar nga vendorët:
Procedura e finalizimit te tyre varet nga votimi i deputetëve te Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancë plenare. Vlenë të ceket se KPMSHCK qe një kohë e gjatë është jo funksionale për shkak te mos përbërjes së plot të anëtarve votimi i tyre do ti hapte rrugë funksionalizot dhe shqyrtimit të mëtejm të ankesave eventuale të parashtruara në KPMSHCK./prishtinapress.eu