Site icon PrishtinaPress

Britania për zbatimin e Rregullores: Qeveria e Kosovës shfaqi konsideratë të pamjaftueshme për ndikimin te komunitetet pakicë

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB ka thënë se zbatimi i Rregullorës së BQK-së është bërë pa “konsideratë të pamjaftueshme për ndikimin ndaj komuniteteve pakicë të Kosovës”.

“I dyti, Kosova duhet t’i ushtrojë kompetencat e saj sovrane në një mënyrë që është në përputhje me vizionin e një demokracie multientike, e rrënjosur në zemër të Kushtetutës së Kosovës. Përmes veprimeve të fundit të saj, Banka Qendrore e Kosovës ka synuar që ta përmbushë përgjegjësinë e vet për ta rregulluar operimin e valutave të huaja, por zbatimi i këtyre masave nga Qeveria e Kosovës deri më tani ka shfaqur konsideratë të pamjaftueshme për ndikimin ndaj komuniteteve pakicë të Kosovës.” – tha ai.

Exit mobile version