-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Britania mund të futet në luftë me Spanjën, për Gjibraltarin!

Theresa May është e gatshme të hyjë në luftë për të mbrojtur Gjibraltarin ashtu siç Margaret Thatcher bëri dikur për ishujt Falkland.

Displaying 20170323_142455.jpg
Kështu deklaroi ish lideri i konservatorëve britanikë Michael Howard, komente që menjëherë u kritikuan si provokuese.

Sugjerimi i lordit Howard, se kryeministrja është gati të bëjë luftë me Spanjën, për Gjibraltarin, u bë njëkohësisht me zotimin e qeverisë për të mbrojtur sovranitetin e këtij territori britanik.

Gjibraltari është një enklavë britanike që kufizohet me detin në njërin krah dhe Spanjën në tjetrin dhe megjithëse Madridi zyrtar s’ka bërë asnjë koment, fillimi i procedura të Brexit i ka dhënë shkas zërave se Spanja mund të kërkojë sovranitetin e kësaj lagjeje britanike në dyert e saj.

Analistët thonë se përfshirja e Gjibraltarit në propozimet për negociatat e BE, i ka hapur rrugën spekulimeve me pasoja mjaft reale.Displaying 20170323_145637.jpg

Sir Micheal Fallon, ministri britanik i mbrojtjes, i pyetur për të njëjtën çështje, përdori gjuhë mjaft të fortë dhe tha se Britania do të mbrojë Gjibraltarin në çdo mënyrë. Pak minuta pas ministrit pasoi reagimi i lordit Howard.

“35 vjet më parë, një tjetër grua kryeministre dërgoi ushtrinë matanë botës, për të mbrojtur lirinë e një tjetër grupi të vogël britanikësh, nga një tjetër vend që flet spanjisht. Jam i bindur se edhe kryeministrja aktuale do të tregojë të njëjtën vendosmëri duke mbrojtur popullin e Gjibraltarit”, deklaroi lordi Howard.
I menjëhershëm reagimi kundër komenteve të tij, sidomos nga liberal-demokratët që thanë se shndërrimi i konservatorëve është tronditës, pasi brenda katër ditëve nga dorëzimi i kërkesës për Brexit, kaluan nga brohoritjet tek vringëllimat e shpatave. /tch/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img