1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Britania kërkon që krahas Ukrainës, edhe Ballkani Perëndimor të ketë “mbështetjen për mbrojtje nga Rusia”

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka bërë thirrje që krahas Ukrainës, vëmendje rreth kapaciteteve ushtarake duhet kushtuar edhe Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

“Mbretëria e Bashkuar dërgoi armë dhe stërviti trupat ukrainase shumë kohë përpara fillimit të luftës”.

“Por bota duhet të kishte bërë më shumë për të penguar pushtimin. Nuk do ta bëjmë më kurrë të njëjtin gabim”.

“Disa argumentojnë se nuk duhet të ofrojmë armë të rënda nga frika se mos provokojmë diçka më të keqe”.

“Por mendimi im, është se mosveprimi do të ishte provokimi më i madh. Kjo është një kohë për guxim dhe jo për kujdes”.

“Dhe ne duhet të sigurojmë që, krahas Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe vende si Moldavia dhe Gjeorgjia të kenë qëndrueshmërinë dhe aftësitë për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”, citohet të ketë thënë Truss.

Veç këtyre, ajo ka vlerësuar se politika e dyerve të hapura të NATO-s është e shenjtë.

“Nëse Finlanda dhe Suedia zgjedhin të bashkohen si përgjigje ndaj agresionit të Rusisë, ne duhet t’i integrojmë ato sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë më tej Truss.

Këto deklarata të Sekretares britanike vijnë bashkë me ato në të cilat ajo ka kërkuar nga aleatët perëndimorë që të “dyfishojnë” mbështetjen për qeverinë ukrainase dhe t’i sigurojnë Kievit armatimin e rëndë që i nevojitet “për ta larguar Rusinë nga e gjithë Ukraina”.

Sekretarja e Jashtme britanike veçoi gjithashtu Kinën, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës, ndërsa ka rritur importet nga Rusia.

“… Kina ka nevojë për tregti me G7. Ne përfaqësojmë rreth gjysmën e ekonomisë globale. Dhe ne kemi zgjedhje. “Ne kemi treguar me Rusinë llojin e zgjedhjeve që jemi të përgatitur të bëjmë kur shkelen rregullat ndërkombëtare”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img