4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Britania e Madhe vazhdon ta mbështesë fuqishëm Kosovën (Foto)

Vizita e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në Britaninë e Madhe ka vazhduar me takime të rëndësishme.
Hoti është takuar me përfaqësues të Deskut për Kosovë në Ministrinë e Punëve të Jashtme britanike me të cilët ka biseduar për një varg çështjes me rëndësi.
Zëvendësministri Hoti ka shprehur falënderimet e tij për përkrahjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që sidomos nëpërmjet kulturës, të dy shtetet të forcojnë edhe më shumë lidhjet e tyre.
Zëvendësministri propozoi një sërë nismash për bashkëpunim në fushën e trashëgimisë kulturore,  teatrit, baletit, operës etj.
Ndërkaq Graham Styles, shef i Deskut për Kosovë në MPJ-në britanike tha se Britania e Madhe do vazhdojë të jetë një përkrahëse e fuqishme e Kosovës dhe e gatshme për të bashkëpunuar në çdo kohë. Ai tha se edhe pas vendimit të Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian, kjo  nuk do te ketë impakt negativ në mardhëniet mes dy shteteve tona.
Duke folur për Kosovën, Styles veçoi se ajo ka një pasuri të madhe të trashëgimisë kulturore andaj është shumë e rëndësishme që fokusi të jetë në këtë fushë.
Hoti dhe Styles biseduan edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe  u pajtuan se duhet të bëhet një punë edhe më e madhe bashkërisht, që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate.
Të dy biseduan edhe për çështje tjera me rëndësi siç është dialogu, sundimi i rendit dhe ligjit, normalizimi i mardhënieve Kosovë Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img