1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Britania e Madhe refuzon përfshirjen në hetime për rastin e Astrit Deharit

Londra zyrtare ka refuzuar kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha që një pjesë e njësiteve të policisë Scotland Yard të përfshihet në hetimin për rastin e Astriti Deharit. Lajmin e ka zyrtarizuar për Radio Televizionin Dukagjini, Ambasada Britanike në Prishtinë.

Më poshtë e gjeni përgjigjen e plotë:
“Ambasada Britanike e ka shqyrtuar me kujdes kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku kërkohet mbështetje në lidhje me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, duke marrë parasysh që ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, do të ishte e papërshtatshme të përfshihet policia britanike. Ёshtë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme, dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për familjen dhe publikun”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img