Site icon PrishtinaPress

Britania e Madhe: Kina, kërcënim serioz për ekonominë

Kina paraqet kërcënimin më të madh për ekonominë e Britanisë së Madhe, sipas zëvendëskryeministrit Oliver Dowden.

Kjo vjen pasi që të dhënat tregojnë që qeveria kishte për të ndërhyrë në tetë raste kur u provua marrja e tetë firmave britanike nga blerës kinezë gjatë vitit të kaluar. Kjo ndodhi nga frika e kërcënimit të sigurisë kombëtare.

Dowden ka thënë se vendimet ishin “agnostike të vendit”, por që synimi ishte “me synim të qartë” mbi sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe.

“Jam shumë i qartë që nuk dua shkëputjen tonë prej Kinës, nuk mendoj se është në interesin tonë”, është shprehur ai.

“Por në të njëjtën kohë, duhet të jemi syçelë rreth mbrojtjes së sigurisë kombëtare, në mënyrën e njëjtën siç janë kinezët”.

Exit mobile version